Kodheli ndihmë familjeve në nevojë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-03-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli u ndal këtë të martë në Bashkinë e Klosit, duke ndihmuar tre familje në nevojë. Kjo është familja e Vebi Çollakut në Bashkinë e Klosit, i cili ka djalin e sëmurë me sëmundjen Parkinson. Kodheli iu përgjigj pozitivisht apelit të vajzës së vogël të kësaj familje për ndihmë. Ndalesa tjetër ishte në familjen e Ali Kurtit në Klos ku u shpërndanë ndihma. Ministrja e mbrojtjes Kodheli tha se Forcat e Armatosura po u vijnë në ndihmë banorëve në të gjitha anët e Shqipërisë nga toka apo nga ajri. Edhe në fshatin Lis të Matit u ndanë ndihma per disa familje te varfra. Ndërkohe rreth 4 mijë banorë në 10 fshatrat e njësisë administrative Cudhi te Krujës kanë mbetur të izoluar, pasi rruga është e pakalueshme për shkak të trashësisë së dëborës që arrin në 40 cm. Në një kohë kur akulli dhe ngricat kanë izoluar shumë zona të thella malore, firmat kontaktore që duhet të merren me mirëmbajtjen duket se janë inekzistente. Administratori i zonë Osman Koni tha se firma që ka fituar tenderin nuk i përgjigjet as telefonatave. Një nga banorët e zonës thotë se me ngricën e krijuar, rruga për në Qafështamë është e pamundur. Ngritja e temperaturave ka bërë që shumë akse kombëtare në të gjithë vendin të jenë plotësisht të qarkullueshme dhe vetëm në pak segmente kane nevojë për përdorimin e zinxhirëve.

Share This Video


Download

  
Report form