http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fermerët shqiptare do te kenë mundësi te përfitojnë miliona euro për te investuar dhe per te zhvilluar zonat rurale. Qeveria shqiptare do te përfitoje nga fondet e BE per ketë sektor 71 mln euro, ndërsa 24 te tjera do te jene ne dispozicion nga buxheti i shtetit. Fondi pritet te behet efektiv brenda këtij vit, ndërsa janë përcaktuar se cilat lloj investimesh do te mbështeten. Sipas Ministrisë prioritet kane ndërtimi i serave, krijimi i fermave, përpunimi i qumështit mishit apo edhe kultivimi i fruta-perimeve. Jashtë mbetet vetëm kultivimi i ullirit. Por jo te gjithë fermerët do te mund te përfitojnë nga këto fonde. Çdo fermer do te asistohet nga nje ekspert i licencuar nga Ministria e Bujqësisë. Janë rreth 200 te tille, te cilët do te ndihmojnë qytetaret te plotësojnë dosjen per shkak te mungesës se njohurive per te tilla aplikime.