http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto janë pasojat e përmbytjes se dy ditëve me pare edhe ne fshatin Murqin te Fushe-Krujës.
10 familje qe jetojnë pranë lumit Ishëm kane mbetur pa strehe. Uji dhe balta qe vërshoi mbi shtëpitë e tyre shkatërroi gjithçka.
Orenditë e ndryshme, pajisjet elektro-shtëpiake dhe çdo gjë tjetër, brenda dhe jashtë mureve te shtëpisë janë dëmtuar tërësisht. Banoret e përmbytur kërkojnë ndihme! Tashme nuk kane asgjë veç rrobave te trupit.
Banoret thonë se natën e vërshimit te ujit janë nxjerre me shpejtësi nga forcat e ushtrisë. Por te ndodhur tashme ne këto kushte ata kërkojnë zgjidhje nga shteti pasi shtëpitë e tyre janë bere te pabanueshme.
Kjo nuk është hera e pare qe banoret e kësaj zone përmbyten. Sa here qe lumi Ishëm dhe Erzen dalin nga shtati këto banesa janë te parat qe preken nga vërshimi i ujit. Ndërsa ne Derven dhe zona te tjera te Fushe-Krujës banoret e përmbytur po punojnë për largimin e baltës nga shtëpitë. Demet ne banesa dhe te mbjella janë te konsiderueshme.