Arvizu: Donatoret presin dialog - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Shtetet qe financojnë projekte te ndryshme ne Shqipëri presin rifillimin e dialogut mes opozitës dhe maxhorances me qellim realizimin e reformave ekonomike dhe politike.
Gjate tryezës se përvitshme qeveri-donatore, ambasadori amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu, me cilësinë e kryetarit te radhës te sekretariatit teknik te donatoreve, ka argumentuar nevojën për një dialog mbarepartiak me 2 ngjarje te rëndësishme qe kane ndodhur nga takimi i fundit me qeverinë shqiptare. E para, raporti i ODIHR për zgjedhjet dhe e dyta refuzimi i statusit te vendit kandidat. "Ndërsa qëllimi i Shqipërisë është integrimi ne Bashkimin Evropian, duhen bere përpjekje te mëtejshme ne këtë rruge. Tani është koha qe te gjitha partitë te riangazhohen ne një dialog te ri dhe te rifokusojne përpjekjet për te ecur para me axhenden e reformave politike dhe ekonomike, ku përfshihet shteti ligjor, lufta kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit, si dhe reforma zgjedhore. Gjithashtu donatoret presin qe qeveria do te drejtohet ne punën e saj nga opinioni i Komisionit Evropian dhe ne jemi te gatshëm ta ndihmojmë atë te zbatoje te gjitha rekomandimet," ka thënë Arvizu. Ne tryezën me donatoret përfaqësuesi i qeverise ministri i Inovacionit, Genc Pollo, numëroi arritjet e qeverise ne fusha te ndryshme, pa harruar edhe procesin e regjistrimit te popullsisë dhe banesave.

Share This Video


Download

  
Report form