Brenda 30 ditëve, 124 subjektet, dosjet e te cilëve u dorëzuan nga Bashkia e Tiranes ne Ministrinë e Drejtësisë, do te marrin certifikatën e pronësisë.
Pasi janë pajisur me lejen e shfrytëzimit nga Bashkia, këto subjekte duhet te aplikojnë ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme për te gjithë ndërtimet qe disponojnë. Kryeregjistruesi Arben Qirjako shpjegon se mbajtja peng e hipotekave ka ardhur nga administrata e bashkise. Por cilat janë procedurat qe duhet te ndjekin qytetaret te cilët kane blere një apartament pranë këtyre subjekteve? Pasi ndërtuesit pajisen me certifikatën e pronësisë për pallatin, ata do te lidhin një kontrate përfundimtare me blerësin pranë noterit. Me pas qytetarit i duhet te aplikojë pranë zyrës se regjistrimit për te marre ne dore tapinë e shtëpisë. Ne total këto 124 subjekte kane rreth 3000 apartamente. Ndërkohë Bashkia ka bere te ditur se pas tyre ka nisur faza e dyte e verifikimit te dosjeve te tjera te subjekteve qe prej vitesh nuk kane mbaruar procedurat për t'u dërguar ne hipoteke.