http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Janë 6100 biznese që do të jenë në lupën e administratës fiskale për shkak riskut që paraqesin. Bëhet fjalë për subjekte që operojnë në sektorin e turizmit, kryesisht bare, restorante dhe hotele. Ministria e Financave ka hartuar një plan punë lidhur me sektorët ku do të fokusohen kontrollet, ndërsa jane rishikuar edhe kriteret e riskut që paraqesin bizneset me qëllim luftën kundër informalitetit.Janë 6100 biznese në një sektor, te cilët ne i evidentojmë dhe i kemi sot në vëmendje më të shtuar sesa disa muaj më parë, por kjo nuk do të thotë që ne eliminojmë dhe gjithë punën tonë rutinë. Ndërkohë që flasim, ne jemi duke përmirësuar ende dhënien e informacionit në matricën e riskut dhe çdo ditë mund të dalin edhe biznese të tjera. Ky numër nuk qëndron konstant. Unë shpresoj të ulet. Kjo luftë kundër informalitetit është një pjesë e ndërgjegjësimit, por është e rëndësishme për të thënë që koha ku hotele në ?Booking? janë të regjistruara dhe nuk regjistrohen në QKB ka mbaruar. Ne fakt ne kemi evidentuar katër sektorë kryesor. Plani operacional filloi në muajin Prill me sektorin e hoteleri-turizmit dhe vijon tani me sektorin e ndërtimit, me sektorët të cilët janë brenda akcizës, karburantet, pijet dhe cigarja, ku ne mendojmë që ka një evidencë më të shtuar të riskut se sa në sektorët e tjetër.Ministrja mohoi që ky plan operacional ka lidhje me përfundimin e periudhës zgjedhore. Sipas saj ka mbaruar koha e ndërgjegjësimit të biznesit, ndaj ministrja u shpreh e prerë në ndëshkimin e subjekteve që nuk respektojnë ligjin.Plani operacional nënkupton që të gjithë bizneset të cilët në matricën e riskut kanë elemente të evidentuara për shkelje të ligjit, të shkohet dhe të kalohet në masa disiplinore, le të themi në masa kundravajtjes administrative, pasi ka ardhur momenti që ky biznes duhet të vendoset përpara ligjit me të gjitha përgjegjësitë e tij. Ndërgjegjësimi nuk mund të jetë i vetmi instrument, këtë e kemi bërë. Evidencë u bë që në muajin Prill, ku menduam që pjesa e ndërgjegjësimit nuk ishte e vetmja mënyrë për të punuar, ishte edhe për të marrë masa. Kuptohet, riorganizuam punën për të parë sektorët me risk më të lartë dhe jemi sot duke ushtruar. Elementët politikë, le të themi, që kjo është post-zgjedhje, këto nuk mund të ekzistojnë. Kjo është pjesë e një pune operacionale, nuk ka të bëjë me zgjedhjet, ka të bëjë vetëm me procesin e administratës tatimore, e cila është duke ndjekur matricën e riskut, planin operacional për sektorët kryesorë.Situata në mbledhjen e të ardhurave nuk është optimiste. Në 6 muajt e parë në arkën e shtetit mungojnë plot 30 milion euro. Vetë kryeministri pranoi rritjen e informalitetit, ndaj dhe fokusi i kontrolleve do të jetë puna në të zezë, prerja kuponit tatimor, kontrolli i xhiros etj.