14 mijë bare e restorante në "lupën" e tatimeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-05-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kjo e mërkurë shënon fillimin e një aksioni të ri antiinformalitet, i cili do të fokusohet tek baret dhe restorantet. Ky sektor është vlerësuar me riks, ndaj dhe administrata tatimore do të ketë në fokus të punës së saj, afro 14 mijë subjekte që operojnë në këtë fushë.Ky plan është hartuar me asistencën e ngushtë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili do të ndjekë në vijëmësi edhe zbatimin e tij, duke sjellë për herë te parë në Shqipëri, praktikën tatimore të trajtimit të riskut me metodologji bashkëkohore?. Me këtë qasje DPT, synon të komunikojë tek tatimpaguesit e këtij sektori, përfitimet që kanë nga deklarimi i saktë i të dhënave tatimore, për të forcuar tek ata bindjen se ligji është i barabartë për të gjithë?-tha Enton Duro, kreu i tatimeve.Sipas kreut të ri të tatimeve Enton Duro është bërë një vlerësim analitik dhe ka rezultuar se subjektet që operojnë në këtë sektor mbartin një risk të konsiderueshëm, ndaj dhe formalizimi i tij duhet të jetë në fokus.?Qëllimi ynë nuk është të penalizojmë, por të marrim angazhimin e tyre për përmbushje në të ardhmen - një tatimpagues korrekt nuk ka asgjë për t?u shqetësuar. Nëse qëllimshëm zgjedhin të mos jenë, atëherë administrata tatimore do të vijojë me vlerësimet sipas legjislacionit në fuqi?.Tatimet do të kontaktojnë në mënyrë individuale secilin subjekt për ti vënë në dijeni lidhur me deklarimet jo korrekte që ata kanë bërë, me qëllim korrigjimin e tyre. Pjesë e këtij aksioni do të jenë zinxhiri që lidhet me baret dhe restoretet, sic janë tregtia, turizmi dhe shëbimet.

Share This Video


Download

  
Report form