http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka bllokuar 15 subjekte të cilat prodhojnë dhe eksportojnë naftë në Shqipëri. Problematika ka lindur që para shumë kohësh, por për vite me radhë këta grosistë nuk kanë respektuar ligjin. Bëhet fjalë për kompani të mëdha si Bankers Petrolium, ARMO por edhe Albeptrol, një kompani që administrohet nga shteti të cilat nuk i kishin kalimatësat, çka ka lënë dyshime të hapura nga drejtoria e doganave për evazion fiskal. Kjo lloj pajisje është një regjistrues i cili bën të mundur që inspektori të kuptojë sasinë e naftës që prodhohet e më pas shitet, duke detyruar kompaninë të paguajë taksat në mënyrë të plotë. Edhe pse janë lajmëruar me dhjetëra herë gjigandët e prodhimit të naftës në Shqipëri nuk e kanë parë të arsyeshme të pajisen me matëset e sasisë. Por sipas drejtorisë së doganave pas 7 ditësh bllokimi të gjithë këto subjekte kanë filluar të porositin pajisjet e reja. Tashmë çështja e çmimit të naftës hap një tjetër debat: sa para arkëton në të vërtetë buxheti i shtetit dhe sa vilen tatimet te karburantet në Shqipëri?