Rama: Shqipëria me potenciale të mëdha për investime - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama, është i qartë në rolin e rëndësishëm që Gjermania ka pasur në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Në Forumin Ekonomik Gjermani-Shqipëri në Hamburg, kreu i qeverisë shqiptare theksoi asistencën gjermane në sektorë jetikë. Ai theksoi fushat ku mund të investohet.?Potenciali është shumë i madh në fushën e energjisë, nga hidro tek nafta dhe mineralet. Dua të nënvizoj faktin që sot po shohim një rikthim në industrinë minerare, ku ne po fillojmë të mbyllim ciklin e prodhimit, së bashku me atë të nxjerrjes, gjë që deri disa vite më parë nuk ndodhte në Shqipëri. Ne po shohim investime të mëtejshme në eksplorimet e naftës dhe investime të tjera në hidrocentrale dhe të gjitha këta janë përbërës të një ekonomie që është gjithmonë e më shumë e bazuar në burimet e qëndrueshme të rritjes. Sektori prodhues ka një potencial të madh zhvillimi, me një kosto ende shumë të ulët të krahut të punës, por me cilësinë më të lartë që dikush mund të kërkojë për tregun evropian.? Duke folur për reformat ekonomike dhe fiskale, kryeministri garantoi klimën pozitive të të bërit biznes në Shqipëri.?Kemi një kosto të punës kaq të ulët dhe 15% tatim fitimi për biznesin, çfarëdo qoftë ai, gjë që në Gjermani nuk është e mundur as të mendohet e jo më të aplikohet në realitet, dhe pastaj shumë avantazhe të tjera që në fund, duke bërë një bilanc, mund t?ju them se në përgjithësi të investosh në Shqipëri është një ide shumë e mirë.?Rama evidentoi turizmin si një sektor shumë i rëndësishëm për ekonominë me potenciale të pashfrytëzuara. Ai tha se qeveria shqiptare kërkon ta shndërrojë trashëgiminë kulturore në shtyllën kryesore të zhvillimit të këtij sektori. Shefi i ekzekutivit shqiptar ftoi investitorët gjermanë për ta konsideruar investimin në Shqipëri si një investim në një treg rajonal.?Unë besoj se sot ndodhemi në një situatë ndryshe nga ajo le të themi e 10 viteve më parë dhe kompanitë tona janë ristrukturuar, duke iu adaptuar disa rregullave që i kanë bërë ato konkurruese, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe kur bëhet fjalë për të ofruar gatishmërinë e tyre për partneritete jashtë vendit. Të gjithë duhet të kuptojnë se nëse 5 vjet më parë të investoje në Shqipëri, Serbi, Mal i Zi, etj. do të thoshte të investoje në një treg shumë të vogël, sot falë Procesit të Berlinit dhe nismës së Kancelares, që tashmë është një institucion në marrëdhëniet me rajonin, ju sot nuk investoni më në një vend të vogël, por investoni në një treg më të madh, sepse do të jetë gjithnjë e më shumë një treg rajonal. Tregu është sot krejt i ndryshëm, dhe potencialet janë aty për këdo që do t?i kapi ato.?Për kryeministrin Edi Rama, Procesi i Berlinit i ka hapur një perspektivë të re rajonit të Ballkanit Perëndimor, jo vetëm për nxitjen e dialogut politik, por edhe të bashkëpunimit ekonomik.

Share This Video


Download

  
Report form