Rama: Investime të mëdha në jug - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-19

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turizmi konsiderohet nga qeveria si një ndër motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit. Në një aktivitet të zhvilluar në Sarandë, kryeministri Edi Rama vuri theksin në shfrytëzimin maksimal të potencialeve natyrore, historike e kulturore, në mënyrë që të rritet fuqia e tyre atraktive.Edi Rama: Ne kemi bërë përpjekje të konsiderueshme për të sjellë në këtë zonë investime që nuk kanë ardhur më parë. Investime që synojnë të ndihmojnë drejtpërdrejtë vetë bashkitë dhe të rrisin kapacitetin e tyre, për të pasur më shumë fuqi tërheqësi për turistët. I kemi dhënë mundësi që nuk i kanë pasur më parë, qoftë bashkisë së Sarandës, të Delvinës, bashkisë së Gjirokastrës e Tepelenës, kemi filluar edhe me Konispolin e Finiqin, sikurse jeni dëshmitarë që Himara ka pësuar një transformim të konsiderueshëm. Qeparoi po ashtu. Vazhdojmë me projektin e ndërhyrjeve të rëndësishme në Vuno, Dhërmiun e Sipërm, në Jalë dhe në Dhërmiun e Ri.Ministrja e Ekonomisë, duke folur për rritjen e interesit nga turistët e huaj, u ndal tek objektivi për rritjen e të ardhurave nga ky sektor.Milva Ekonomi: Kemi pasur një rritje të katër mujorit të parë të 2016 me gati 14% të numrit të turistëve, prandaj projeksionet janë shumë të mira për këtë vit. Siç thotë edhe Shoqata Ndërkombëtare e Turizmit dhe Udhëtarëve ne pretendojmë për këtë vit që kontributi i turizmit në GDP të jetë më i lartë dhe pretendojmë të japim 5500 vende të reja pune në turizëm.Ndërsa ministri i Shëndetësisë garantoi shërbimin parësor në zonat turistike në gjithë vendin.Ilir Beqja: Këtë vit do të vazhdojmë të mbështesim urgjencën turistike 24 orë gjatë gjithë bregdetit. Këtë vit kalojmë me 25 qendra shëndetësore, për të zgjeruar mbështetjen, në bazë të kërkesës që kishim edhe në Kelmend edhe në Kala të Dodës edhe në Prespë. Këtë vit priten të paktën gjysmë milioni më shumë turistë, që do të thotë çdo ditë do të kemi 1500 turistë më shumë në vendin tonë. Nga data 1 korrik kemi një qasje te re të flotës të autoambulancës në të gjithë territorin e vendit për të qenë sa më pranë qendrave turistike.Kryeministri ka inspektuar nga afër investimet në Qeparo, të cilat do e transformojnë këtë pikë të rëndësishme turistike të bregdetit jonian. Shëtitorja buzë detit me gjatësi 1200 metra është punuar prej guri karakteristik te zonës, çka është një risi në infrastrukturë. Po ashtu, shefi i ekzekutivit ka parë nga afër edhe transformimin e Himarës, e cila tërheq një numër të konsiderueshëm turistësh. Shëtitorja e re, duke nisur nga objektet e vijës se pare, i përafrohet një shkallareje drejt detit me gjatësi mbi 350 metra, që mundësojnë aksesin për gjithkënd, duke e shfrytëzuar atë për aktivitete te ndryshme, nga plazhi e deri ne koncerte apo te tjera evente kulturore.

Share This Video


Download

  
Report form