http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk do të pranojë kampe refugjatësh.
Në intervistën e dhënë për ?Bild?, Rama thekson se Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë kontributin e duhur për të lehtësuar barrën europiane, por jo të mbajë barrën e të gjithëve.
?Planet e BE-së për ndërtimin e kampeve të refugjatëve në vende të treta morën një përgjigje të vendosur nga Shqipëria që, ashtu si Libia, kundërshton ndërtimin e kampeve të tilla për llogari të BE-së. Ne nuk do të pranojmë kurrë kampe të tilla refugjatësh. Kjo sepse nënkupton faktin se njerëz të dëshpëruar po hidhen diku si të ishin mbetje toksike që askush nuk i do?.Sipas gazetës gjermane, kreu i qeverisë shqiptare nuk e kishte menduar kurrë të tregonte ndonjë gjest heroik në këmbim të hapjes së negociatave si shenjë mirënjohjeje.Ndër të tjera në intervistën për ?Bild? kryeministri Rama ka falenderuar në mënyrë të veçantë gjermanët dhe kancelaren Angela Merkel për pranimin e refugjatëve në vitin 2015,duke shtuar se ata ruajtën reputacionin e Evropës në një mënyrë që do t?i bënte krenarët etërit tanë themelues.