http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Duke filluar nga ky fund korriku, banorët e Himarës dhe fshatrave do të kenë zyrën e hipotekës ku mund të marrin shërbime që lidhen me pronat e tyre. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, janë njohur nga afër me mënyrën se si do të funksionoje sporteli.
?Hapja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Bashkinë e Himarës është një risi dhe i përgjigjet prioritetit që Qeveria ka për përmirësimin e shërbimeve. Nëpërmjet kësaj zyre do të mundohemi që t?i ofrojmë shërbime qytetarëve për të gjitha kërkesat e tyre lidhur me aplikimet ne Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që deri dje merrnin rrugën dhe shkonin në Vlorë edhe në Sarandë. Nëpërmjet kësaj zyre ne vendosim modelin e parë se si do t?ju ofrohet shërbim qytetarëve edhe atje ku ne nuk kemi zyra Rajonale, duke ju dhënë akses të gjithë qytetarëve në të gjitha bashkitë?.
?Realisht ka qenë një premtim i qeverisë, një premtim i mbajtur. Nuk është i vetmi pasi qytetarët e Himarës e dinë se shumë shpejt do të hapet edhe zyra e shërbimit të transportit rrugor. Tashmë është përzgjedhur personeli dhe për pak ditë do të bëhet gati edhe zyra, pra pjesa logjistike dhe ky shërbim do të ofrohet në Bashkinë e Himarës. Me vendimin e fundit të marrë nga qeveria shqiptare në lidhje me problematikat e trashëguara të shtëpive të vjetra në Himarë, ky problem do të marrë zgjidhje. Pra, qytetarët himarjotë, të cilët për shkak të mangësive të dokumentacionit të trashëguara edhe para viteve 90 nuk kanë pasur dokumentacion, shumë shpejt do të pajisen me certifikatat e shtëpive të tyre?.
Ministrja Gjonaj tha se edhe për banorët e fshatit Dhërmi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të mundësojë regjistrimin fillestar të pronave. Dhërmi përbëhet nga 815 pasuri te paluajtshme me një sipërfaqe 30 mijë m² dhe është zona e parë në pjesën e bregut për të cilën do të lëshohen certifikata pronësie.