http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Himara ishte ndalesa e radhës e ministrit të infrastrukturës ku zhvilloi turin e llogaridhënies publike. Banorët i shprehën ministrit problemet që kanë me pronat qe ta janë mjaft shqetësuese. Gjiknuri u premtoi hapjen e një zyre shërbimi të hipotekës, por edhe një zyre të shërbimeve të transportit rrugor.?E di që problemet më të mëdha në këtë zonë kanë të bëjnë me pronat. Ne sëbashku jemi duke përgatitur edhe projektin, shumë shpejt folëm dhe me kryetarin e bashkisë, në mënyrë që ta bëjmë të mundur hapjen e asaj zyrës së shërbimit në Himarë përsa i përket hipotekës. Pra që ju të mos sorollateni pjesa më e madhe duke shkuar në Vlorë apo pjesa tjetër duke shkuar në Sarandë?.
Ministri u tha banorëve të Himarës se po mendohet edhe një masë lehtësuese në mënyrë që qytetarët të kenë tarifa të reduktuara për regjistrimin e shtëpive të vjetra.?Kemi përgatitur edhe një vendim për të reduktuar në minimum tarifat për regjistrimin e shtëpive të vjetra. Shumë shpejt kjo do të bëhet realitet sepse përtej problemeve të vjetra të pronësisë që janë të trashëguara edhe për shkak të mosmenaxhimit të tokës ka shumë shtëpi të vjetra të cilave u mungon dokumentacioni.?
Gjikunri u ndal edhe tek disa nga investimet që po kryhen në këtë zonë në fushën e infrastrukturës, dhe ujësjellës-kanalizimeve.