"Statusi ne dorën e Shqipërisë" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 0

Një dite pas publikimit te progres-raportit, ku Shqipëria mori për here te dyte përgjigje negative për statusin kandidat, dy vjet e gjysme pas dorëzimit te tij, zv/ drejtori i përgjithshëm ne drejtorin e marrëdhënieve me jashtë te Komisionit Evropian, Stefano Sanino, thekson se Shqipërisë nuk i kërkohet asgjë shtese, por vetëm përmbushja e 12 prioriteteve te publikuara ne vitin 2010 për te arritur te statusi.
Ne një interviste për "Deutsche Welle", z. Sanino thekson se nëse dialogu mes palëve jep rezultate konkrete, Shqipëria jo detyrimisht, duhet te prese tetorin e vitit te ardhshëm për statusin. "Në rast se rezultatet janë aq mbresëlënëse sa Shqipëria t'ia dalë të dëshmojë se brenda pak muajsh arrin të bëjë atë çka nuk është bërë deri tani, mendoj se ky do të ishte gjithashtu një element i rëndësishëm për t'u mbajtur parasysh. Pra, siç kemi thënë që prej fillimit dhe sikurse e përsëriti komisioneri, është në duart e udhëheqjes politike shqiptare. Nëse ne shohim se ka vullnet të qartë politik, nëse shohim se situata po lëviz qartazi në drejtimin nga e kërkuar vitin e kaluar, dhe dymbëdhjetë prioritetet kyç do të përmbushen e zbatohen, komisioneri nuk e përjashtoi mundësinë që t'i drejtohet Këshillit Evropian në një fazë më të herët." I pyetur ne lidhje me peshën e ngërçit politik dhe bojkotit te opozitës për moszbatimin e rekomandimeve, zyrtari i BE-se dha këtë përgjigje: "Mendoj se duhen parë të gjitha aspektet e ndryshme. Bojkoti me siguri bën pjesë këtu. Përmenda tani gjithashtu faktin se ishte e vështirë të arrihej marrëveshje për ta shtyrë axhenden përpara, edhe kjo ishte pjesë e kësaj historie. Pra, çfarë nevojitet tani? Duhet tejkaluar mbetja në bllokim dhe vendnumëro, për të arritur në një situatë ku qeveria dhe opozita të mund të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, për të mirën e vendit.

A day after publication of the Progress Report, which Albania for the second time received a negative response to candidate status, two and a half years after its submission, the Deputy / Director General of External Relations Director of the European Commission Stefano Sannino, the stresses Albania is not required to add anything, but just meeting the 12 priorities published in the year 2010 to achieve the status.
In an interview for "Deutsche Welle", Mr. Sannino stresses that dialogue between the parties provides concrete results, not necessarily Albania, have to wait to October next year status. "If the results are so impressive as to come to Albania within a few months show that manages to make what is not done until now, I think that this would also be an important element to keep in mind. So, as we have said from the beginning and repeated as Commissioner, is in the hands of the Albanian political leadership. If we see that there is clear political will, if we see that the situation is clearly moving in the direction required by last year, and twelve key priorities will be met and implemented, the commissioner did not rule out the possib...

Share This Video


Download

  
Report form