Statusi, konfirmim në dhjetor - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria ka aplikuar ne 2009-n per statusin kandidat, ka marre dy refuzime, 1 status te kushtëzuar, dhe sipas PE, statusi do të miratohet nëse plotësojmë 5 kushtet. Zoti Eduard Kukan, kryetari i delegacionit per marredheniet me Ballkanin Perendimor u shpreh: "Mendoj se Shqipëria duhet te vazhdoje te përmbushë prioritetet dhe politikanet e dine se ç'duhet te bëjnë. Deri tani gjerat po shkojnë mire dhe do te ishte e turpshme qe Shqipëria te beje diçka, qe do te pengonte marrjen e statusit te vendit kandidat nga vendet anëtare te BE. Une as nuk e mendoj nje skenar te tille dhe jam i sigurt se këshilli ne dhjetor do te konfirmoje rekomandimin e komisionit per statusin. Kemi dhe çështjen e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar qe është nje problem ne te gjitha vendet e Ballkanit. Ne e dime se disa masa janë marre per te luftuar korrupsionin, por ende ka vend dhe shume mundësi per te forcuar këtë lufte. Prandaj ne theksojmë se qeveria duhet te jete me konsistente ne këtë beteje." Ndërkohë qe ne këndvështrimin e zv/kryetarit te delegacionit te Parlamentit Europian per marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor Jelko Kacin, Shqipëria duhet t'i japë fund luftes se brendshme politike per te ecur para ne procesin e integrimit. "Para se gjithash qeveria e re duhet te tregoje se do t'i mbaje premtimet qe ka artikuluar me herët. Fatkeqësisht deri tani ka patur nje lufte te ashpër politike dhe koalicioni i mëparshëm qeverisës tentoi te eliminonte opozitën, por ne flasim per qytetaret e Shqipërisë, prandaj qeveria e re duhet te ndjeke nje politike ndryshe dhe te ftoje opozitën per bashkëpunim. Qeveria duhet te jete gjithëpërfshirëse jo vetëm ne nivel deklaratash, por duhet te siguroje mekanizmat qe opozita te marre pjese ne proceset integruese." Shqipëria humbi vite ne procesin e marrjes se statusit te vendit kandidat dhe duhet te përshpejtojë reformat per hapjen e negociatave pasi vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet ne Parlamentin Europian dhe ekziston mundësia qe pas zgjedhjeve te mos këtë me komisioner zgjerimi.

Share This Video


Download

  
Report form