http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Skuadra e avokateve beson sa ka prova te mjaftueshme për te mbrojtur përpara Komisionit te Disiplinës pranë UEFA-s, Federatën Shqiptare te Futbollit për incidentin e Beogradit. I ftuar ne emisionin ?30 minuta?, juristi Envi Hicka ka bere te ditur se kërkohet te bindet disiplina me argument profesional dhe nëse ka nevoje do te shkohet deri ne shkallet e tjera te gjykimit. Hicka ka argumentuar edhe dyshimet per dënime shembullore ndaj kapitenit Cana apo Xhaka, Balaj e Lila per provokime ne fushe. Rregullat e përcaktojnë qarte se objektet nuk lëvizen nga futbollistet. Sipas avokatit, incidenti i Beogradit duhet te ndahet ne problemet qe i përket fushës se lojës ku ka masa disiplinore dhe ato qe nuk kane lidhje me futbollin siç ishin koret raciste apo futja ne fushe e huliganeve.