TIRANE¬- Gruaja e Kastriot Ismailajt është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tiranës pasi Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet vetëm pak ditë pasi u publikua ekzistenca e një letre që Spartak Braho i ka dërguar krerëve më të lartë të shtetit që paralajmëron se ka një skenar për destabilizimin e vendit.
Vojsava Ismailaj figuron në letrën e kryetartit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe pritet në japë dëshminë e saj në këtë drejtori.Për këtë, Prokuroria ka urdhëruar të pyetet Spartak Braho, Tom Doshi dhe Dritan Prifti, të përmendur në letrën e kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare.
Prokuroria e Tiranës ia ka deleguar policisë dosjen hetimore për verifikimin e letrës së Brahos. Sipas letrës, Doshi dhe Prifti janë dy autorët e skenarit për të goditur kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Ndërsa letra e Brahos shkon edhe më tej se ndikim për realizimin e këtij skenari ka edhe kryeministri Edi Rama, dhe se sipas tij Doshi dhe Prifti kanë kërcënuar bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, për të dëshmuar kundër Metës në gjyqin për skandalin e CEZit.
Por ishdeputeti i LSIsë Prifti dhe ishdeptueti i PSsë Doshi i kanë mohuar këto akuza. Doshi tha se e ka takuar bashkëshorten e Ismailajt pasi e njeh prej vitesh, por edhe vetë gruaja e Ismaliajt tha se letra e Brahos është një formë presioni i shtetit.