Pas gruas së Ismailajt, në polici edhe Doshi me të njëjtin avokat - Ora News - Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-09-30

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka përfunduar dëshmia në drejtorinë e policisë së Tiranës e bashkëshortes së Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj.
Për rreth 40 minuta ajo është pyetur si person që ka dijeni mbi ngjarjen, nisur nga pretendimi i kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho se ndaj saj po ushtrojnë presion në mënyrë që bashkëshorti i saj të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Ilir Metës.
Mësohet se Ismailaj ka dëshmuar në polici se nuk është kërcënuar asnjëherë nga Tom Doshi, por nga disa persona të tjerë.
Ndërsa la Drejtorinë e Policisë ajo refuzoi të japë ndonjë koment për gazetarët, sikundër dhe avokati i saj Vladimir Meçi.
Vetë ky i fundit deklaroi se nuk kishte dijeni mbi çfarë ishte pyetur Ismailaj, pasi ishte në cilësinë e shoqëruesit.
Vojsava Ismailaj u paraqit në polici rreth orës 16:00 dhe doli në 17:13.
Ndërkohë rreth orës 19:29 në Drejtorinë e Policisë është paraqitur deputeti Tom Doshi i cili do të merret në pyetje, ndërsa për ish-ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti, nuk ka ende konfirmim nëse do të paraqitet.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-do-marre-ne-pyetje-doshin-priftin-dhe-gruan-e-ismailajt/

Share This Video


Download

  
Report form