Letra, Vojsava Ismailaj dhe Tom Doshi mohojnë akuzat e Brahos

Report TV 2015-09-30

Views 10

TIRANE¬- Pas kërkesës së Prokurorisë për nisjen e hetimeve lidhur me letrën e kryetarit të Komsionit të Sigurisë Spartak Braho sipas të cilës vendi rrezikon destabilitet, policia e kryeqytetit ka nisur marrjen në pyetje të protagonistëve. Edhe bashkëshortja e Kastriot Ismailajt edhe deputeti Tom Doshi të cilët përfunduan dëshminë e tyre kanë mohuar akuzat e këtij të fundit për thurjen enjë komploti që do të çonte në destabilizimin e vendit.Ndërkohë në pyetje do të merren edhe Spartak Braho me Dritan Priftin.Sipas letrës së Brahos, Doshi dhe Prifti po organizonin një komplot kundër Metës,madje dhe gruaja e Kastriot Ismailajt është kërcënuar

Pas rreth 1 orë e 20 minuta qëndrimi në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës deputeti i majtë i Shkodrës ka theksuar ndër të tjera se nuk ka asnjë lidhje me gruan e Kastriot Ismailajt duke mos e mohuar takimin që ka patur me të.Doshi ishte në polici për të dëshmuar lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij se ka kërcënuar zonjën Ismailaj për të dëshmuar kundër kreut të kuvendit Ilir Meta për cështjen e Cez.

Zbardhet dëshmia e Vojsava Ismailajt në Polici
Zbardhet dëshmia e Vojsava Ismailajt dhënë sot në policinë e Tiranës. ?Nuk jam kërcënuar nga askush. Në qoftwse jeta ime do rrezikohej kjo gje nuk do te ndodhte as nga Doshi e as nga Prifti? . Kjo është një pjesë nga dëshmia e Vojsava Ismailaj dhënë para oficereve të policisë gjyqësore. Për rreth 45 minuta gruaja e Kastriot Ismailaj u pyet në polici për të hedhur dritë mbi faktet e përmendura në letërn e Spartak Brahos.

Referuar pretendimeve të Spartak Brahos publikuar në letrën e tij bashkëshortja e Ismailajt ka theksuar se i takon shtetit të zbardhë atë "por asgjë prej tyre nuk kanë lidhje as me mua dshe as me bashkëshortin tim, prandaj i jemi drejtuar arbitrazhit sepse kërkojmë të drejtën tonë -ka theskuar zonja Ismailaj

Share This Video


Download

  
Report form