Letra e Brahos: U kërcënua gruaja e Ismailajt, Llalla: Të verifikohet!

Report TV 2015-09-29

Views 1

TIRANE - Është kërcënuar apo jo me jetë bashkëshortja e Kastriot Ismailjat, personit nën hetim për skandalin me borxhet e ish-CEZ Shpërndarjes do të jetë tashmë detyrë e Prokurorisë së Tiranës për të zbardhur të vërtetën.

24 orë pas letrës së Spartak Brahos, kreut të Komisionit të Sigurisë Kombëtare i cili njoftonte drejtuesit e shtetit se Vojsava Ismailaj është kërcënuar me jetë dhe ndaj kryeparlamentarit Ilir Meta po thuret një komplot, Adriatik Llalla ja ka kaluar këtë çështje organit tw akuzës së Tiranës.

Burime nga Prokuroria e Përgjithshme i thanë Shqiptarja.com, se brenda javës pritet të thirren për të dëshmuar e dhënë versionin e tyre personat e listuar në letrën e Brahos, midis tyre dhe deputeti Tom Doshi e ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti pwr tw cilwt Braho shprehet se po përgatisin një plan për destabilitet politik në vend.

Share This Video


Download

  
Report form