Aksioni i paralajmëruar më herët nga kryebashkiaku Erion Veliaj nisi rreth orës 08:30 në njësinë numër 2 në Tiranë, nën drejtimin e nënkryetares së Bashkisë Brunilda Paskali dhe administratorit të kësaj njësie Elez Gjoza.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për A1 Report, zonja Paskali tha se në këtë zonë kanë dalë vullnetarisht rreth 400 qytetarë të cilët do të angazhohen për pastrimin e lagjeve në këtë njësi administrative dhe të disa rrugëve kryesore. Ajo veçoi falënderimet për pjesëmarrjen në këtë aksion të personave që marrin ndihmë ekonomike por që nuk janë me aftësi të kufizuara. Për këtë kategori, kryetari Veliaj premtoi se nëse do të tregojnë performancë pozitive, personat që marrin ndihmën ekonomike do të punësohen në kompanitë e pastrim gjelbërimit.
?Kemi filluar me një entuziamëm të madh, kemi mbi 300-400 vullnetarë në këtë njësi administrative. Bëmë një ndarje të organizimit të punës së sotme. Vullnetarët do të pastrojnë edhe brenda lagjeve edhe në disa rrugë kryesore. Përshendes të gjithë qytetarët e bizneset që i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë, e vecanërisht qytetarët me ndihmë ekonomike?, - u shpreh nënkryetarja e Bashkisë Brunilda Paskali.
Prej ditës së parë që mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shpalli luftë zhulit, siç ai e cilësoi papastërtinë që mbizotëronte në kryeqytet. Hapi i parë i këtij zotimi ishte vendosja e gjobave ndaj cdo qytetari që ndot ambientet publike. Kjo sipas Veliaj, - i dha frytet e para ndaj në mbledhjen e së enjtes të këshillit bashkiak u miratua mes debatesh katërfishimi i gjobave për ndotësit e kryeqytetit.