?Nuk ka asnjë vepër penale,ata janë vetëm shokë e kanë bërë për të provuar dashurinë e babait ndaj të bijës.Gjykata ka dhënë vendim të gabuar sepse klienti im ka vetëm 10-20 ditë që ka mbushur 18 vjeç ai duhet të vazhdojë shkollën ka një konventë ndërkombëtare për të rinjt.Kjo është edhe kërkësa e tij?-kështu është shprehur avokati i Orion Hoxhës
Me pretendimin se të rinjtë nuk gjobitën biznesmenin por provuan dashurinë e tij ndaj të bijës avokati Hysen Spahiu kërkoi lirimin e Orion Hoxhës të dashurit të Nensit të përfshirë në isnkenimin e pengmarrjes së vajzës së biznesmenit të mobilerive. Gjykata nuk e pranoi këtë argument duke caktuar arrest me burg për Hoxhën dhe Kristi Gjorën, ndërsa detyrim paraqitje për vajzën e biznesmenit të gjobitur.
Burime nga krimet e rënda i thanë A1Report se gjatë 72 orëve të ndalimit gjimnazistja ka bashkëpunuar me prokurorinë duke zbardhur të gjitha detajet se si Orion Hoxha i dashuri i saj dhe shoku i tyre kishin inskenuar rrëmbimin.
Sipas prokurorëve ka rezultuar se dy djemtë të cilët mbetën në burg kanë blerë fillimisht një kartë sim në tregun e zi e më pas një telefon, me anë të të cilit rreth orës 24 të së premtes së 21 gushtit kanë telefonuar biznesmenin duke i kërkuar si shpërblim 400 mijë euro nëse donte të shihte të bijën e marr peng.