A1 Report - Gerdeci, lirohet Ylli Pinari ishte denuar me 15 vite burg

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin me kusht të Ylli Pinarit. ?Ish-drejtori i ndërmarrjes shtetërore MEICO ishte dënuar për tragjedinë e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 vetë, u plagosën mbi 300 të tjerë e u shkatërruan me mijëra biznese e banesa.

Vendimi u dha sot nga gjyqtari Petrit Çomo. Sipas gjykatës, Ylli Pinari kishte shlyer 2/3 e dënimit dhe në dhjetor do të përfundonte dënimin.

Ylli Pinari kishte dorëzuar kërkesën në gjykatë rreth 1 muaj më parë.

Në vendimin e marrë sot kishte ndikuar edhe sëmundja e të ëmës së Pinarit.

Më 13 shkurt 2013 Gjykata e Apelit e Tiranës dha vendimin përfundimtar duke e dënuar me 15 vjet burg Ylli Pinarin. Një pjesë e këtij dënimi ishte kryer gjatë qëndrimit në burg dhe në masën e arrestit shtëpiak, që gjykata e Tiranës kishte caktuar për ish-drejtorin e MEICO Ylli Pinari.

Duke përllogaritur këto ditë Ylli Pinarit i ngeleshin pa kryer edhe 3 vjet e 7 muaj burg.

Pinari ka marrë 2 herë ulje dënime dhe për 2 vjet e 2 muaj i përfundon krej dënimi. Kërkesa ishte depozituar në datën 13 dhjetor 2013 dhe mbante numrin 1934, ndërkohë që gjyqtar ishte përzgjedhur Petrit Çomo

Për tragjedinë e Gërdecit ishin 29 të pandehur, ndërsa përgjegjësit kryesorë ishin ish drejtori i fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, "Alba Demil", Mihal Delijorgji, Dritan Minxholli, administrator i fabrikës "Albademil" dhe Ylli Pinari ish kreu i MEICO-s.

Share This Video


Download

  
Report form