Ditën e sotme është arrestuar në Tiranë një 49-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti italian. Mësohet se shtetasi Mentor Koltraka kërkohej nga policia italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale ?shfrytëzim prostitucioni?.
Arrestimi i tij erdhi pas një bashkëpunimi të Forcave të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në D.V.P.Tiranë.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Firence me 14 vite burg.