TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg Fatos Skejën, ish truprojen e Sali Berishës i akuzuar për gjobën 100 mijë dollarë ndaj biznesmenit shqiptaro-amerikan Ramazan Hima.
Masa e sigurisë arrest me burg është këruar nga prokurori Ened Nakuci, ndërsa është pranuar nga gjykatësja Etleva Deda dhe pse avokati mbrojtës i Skejës, Mark Pëllumbi ka kërkuar një masë lehtësuese për klientin e tij.
Skeja i njohur dhe si badigard i ish kryeministrit Berisha, u ndalua dy ditë më parë pasi nga hetimet e kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda rezulton të jetë përgjegjës për gjobvënien ndaj biznesmenti Hima me vlerë 100 milionë lekë ose 100 mijë dollarë.
Në burg u la dhe Gojart Loci, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në gjobëvënien ndaj biznesmenit nga Kalaja e Dodës, ngjarje kjo e ndodhur në gusht, për të cilën ishte në fuqi një vendim i Gjykatës së Tiranës.
Po për të njëjtën ngjarje, Skeja u ndalua dhe pak kohë më parë paçka se u la në gjendje të lirë. Këtë akuzë Skeja s'e ka pranuar asnjëherë dhe pse organi i prokurorisë bënë me dije, se ka prova dhe fakte të mjaftueshmë për të provuar fajsinë e gardistit dhe bashkëpuntorit Loci në ngjarjen e gjobvënies.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe si Fatos Skeja ashtu dhe Gojart Loci kanë qenë të pranishëm.