Ora News - Atentati ndaj Lulzim Berishës, gjykata thërret anëtarët e Bandës së Durrësit

Ora News Lajme 2018-11-05

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar gjykimin e shkurtuar për Ahmet Ajetin, i akuzuar për atentat ndaj Lulzim Berishës. Ne seancën e radhës gjykata ka thirrur në cilësinë e dëshmitarit katër anëtarët e bandës mes tyre edhe Adritik Colin, i cili ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Katër nga anëtaret e Bandës së Durrësit Lulzim Berisha, i penduari Adriatik Coli, Sardian Sulejmani dhe Endrit Dokle janë thirrur për të dëshmuar ne Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën ku po gjykohet Ahmet Ajeti, i akuzuar si atentatori i Lulzim Berishës.

Vendimi u mor nga trupi gjykues pasi të pandehurit iu refuzua kërkesa që gjyqi të behët me procedurë të shkurtuar.

Ahmet Ajeti u ekstradua nga Interpol Tirana më 20 korrik. 35-vjeçari i lindur në Lipjan të Kosovës është i dënuar nga autoritetet shqiptare me 20 vite burg për "Vrasje me paramendim" .

Sipas prokurorisë disa vite më parë, ai tentoi të vrasë në Durrës në një lokal Lulzim Berishën ngjarje e ndodhur më 30 gusht 2005.

Ahmet Ajeti dhe Osman Korpuzi u nisën me porosi nga Tirana drejt Durrësit me porosi nga dy persona për të vrarë Lul Berishën, por në afërsi të lokalit ai u konfliktua me disa persona të tjerë, ku mbeti edhe vetë i plagosur.

Ajeti ishte për më shumë se një dekadë në listën e 10 personave më të kërkuar nga Shqipëria pas ekstradimit te tij cështja u rihap për rigjykim pasi herën e paë gjykimi ishte kryer në mungesë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentati-ndaj-lulzim-berishes-gjykata-therret-anetaret-e-bandes-se-durresit

Share This Video


Download

  
Report form