TIRANË - Sekuestrohen 400 kilogramë hashash në periferi të Tiranës. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, gjatë natës është arrestuar edhe një person, ndërsa është sekuestruar edhe një arsenal armësh.
Në operacion kanë marrë pjesë edhe forcat e komisariatit numër 4 dhe Ndërhyrjes së Shpejtë, FNSH.
Policia e Tiranës ka bërë të ditur se, lënda narkotike është sekuestruar në fshatin Zall Bastar, ndërsa deri më tani mësohet se në pranga janë vënë 2 vëllezërit I Meta dhe G. Meta banor i këtij fshati.
Veç lëndës narkotike prej 400 kilogramësh, janë sekuestruar edhe 2 automatikë, 2 pushkë, eksplozivë e detonatore. Operacioni është duke vazhduar ende me kontrolle në banesa të ndryshme të këtij fshati.