Kukës, Digjen 60 ha kullotë, banorët: Të ndërhyjë Shtabi i Emergjencave

Ora News Lajme 2015-08-31

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 60 hektarë me kullotë janë shkrumbuar gjatë ditës së sotme në bjeshkët e Surroit, në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës, që është mes Kukësit dhe Fanit të Mirditës.
Sipas banorëve, flakët e zjarrit kanë ardhur në bjeshkë me shejtësi, pasi era e fortë që po fryn ka përshpejtuar gjithcka. Ata shtojnë se deri tani nuk ka mbërritur asnjë mjet zjarrfikës, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë qenë forcat e policisë dhe 4 ekspertë të shërbimit pyjor.
Ata bëjnë apel që shtabi i emergjencave civile të mund të ndërhyjë, pasi në të kundërtën mund të digjen sipërfaqe të mëdha kullote e pyjesh, duke sjellë mjaft probleme.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/digjen-60-ha-kullote-banoret-te-mblidhet-shtabi-i-emergjencave/

Share This Video


Download

  
Report form