Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Zona e Kukësit dhe Hasit kanë qenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së djeshme.
Shkak është bërë moti i keq dhe me reshje të dendura të shiut, çka ka sjellë edhe një defekt në linjën e tensionit të lartë në Qafë Mali.
Energjia elektrike është rikthyer paraditen e sotme.
Grupi i riparim-avarive ka bërë të mundur riparimin e defektit në linjën e tensionit të lartë në Qafe Mali, duke rikthyer energjinë në qytetin e Kukësit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/moti-i-keq-ne-kukes-banoret-24-ore-pa-drita/