Ora News – Kukës, fasadat e qytetit, banorët: Në brendësi të lagjeve asnjë ndërhyrje

Ora News Lajme 2018-03-07

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e qytetit të Kukësit kërkojnë investim edhe në brendësi të lagjeve. Ata thonë se përveç fasadës së qendrës së qytetit verilindor, duhet ndërhyrë dhe në pallatet e vjetra, të cilat kanë filluar të degradohen në mënyrë masive. Një tjetër shqetësim që ngrenë qytetarët e Kukësit, është dhe për infrastrukturën e dëmtuar rrugore.
Në një kohë që Bashkia vijon lirimin e hapësirave publike nga ndërtimi pa leje me qëllim rregullimin e imazhit të Kukesit, në brendësi të lagjeve të qytetit panorama nuk është aspak tërheqëse.
Në fasadat e pallateve të vjetra nuk është ndërhyrë që nga ndërtimi i tyre. Banorët thonë se duhet investuar edhe në brendësi të lagjeve dhe për ti kthyer qytetit pamjen që meriton.
Banori: Patjetër duhet me u rregullu, aq më mirë është.
Banori: Duhet të rregullohen fasadat dhe kam qejf të shkojnë në vend të gjitha gjërat, siç kanë qenë pallatet të bëhen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/rrno-per-me-tregue-shkon-ne-altarin-e-kishes-katolike/

Share This Video


Download

  
Report form