Report TV - Kukës, drejt shkatërrimit një prej objekteve simbol të qytetit

Report TV 2016-04-05

Views 1

Një nga vendet më të preferuara për qytetarët kuksianë, ish-Hotel Turizmi i Ri është shkatërruar tërësisht.

I braktisur dhe i lënë prej vitesh në mëshirë të fatit, ky objekt dita ditës po shkon drejt rrënimit të plotë. Ambientet brenda dhe jashtë objektit janë 'pushtuar' nga mbeturinat të shumta. Rrënimit të godinës i shtohet edhe dëmtimi nga persona te papaërgjeshën, që në jo pak raste i kanë vëne edhe flakën.

Kjo ndërtesë konsiderohej moderne për kohën kur u ndërtua, duke iu referuae mënyrës së arredimit. Objekti gjashtë katësh dikur ka shërbyer si pika kryesore e turizmit në qytetin e Kukësit. Hotel Turizmi i ri, është ndërtuar në vitin 1988 në një kodër dominuese të qytetit dhe është rrethuar nga të tre anët nga ujrat e liqenit të Fierzës.

Share This Video


Download

  
Report form