Banorët e një lagje të fshatit Shtiqën, në Kukës janë bërë bashkë për të sistemuar një pjesë të rrugës që përshkon lagjen e tyre. Deri më tani janë 22 familje të këtij fshati, të cilët me kontributin e tyre financiar vendosën që të sistemojnë sadopak këtë rrugë. Por sipas organizatorit të kësaj nisme Shkëlqim Basha,shuma e mbledhur është e pa mjaftueshme për të rregulluar rrugën dhe kanë kërkuar ndihmën e Bashkisë dhe të bizneseve.
?Na janë bërë gjithsej 58 mijë lekë të reja dhe tani kërkojmë ndihmë. Kemi 20 familje që janë të gatshëm bëjnë punë krahu. Ne kërkojmë ndihmë nga Bashkia dhe jemi të gatshëm që punën e krahut ta bëjmë vetë? u shpreh iniciatori i kësaj nisme.