KUKËS- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur ditën e sotme në qytetin e Kukësit, ku ka zhvilluar një protestë përballë sheshit të Pallatit të Kulturës. Ato kanë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit nën moton 'Ku ishte dhe siç ishte'. Protesta është mbështetur edhe nga dega e Partisë Demokratike në Kukës. Ajo që vihet re është prania e madhe e njerëzve pa asnjë mbrojtje, të dyndur në turma dhe pa maska e distanca fizike. Në këtë protestë, edhe pse për Teatrin, nuk kanë munguar thirrjet "Rama ik" apo "poshtë komunistat", teksa aktori Neritan Liçaj hodhi akuza për kryeministri Edi Rama duke bërë thirrje për t'u ngritur në protestë.