A1 Report - Vendosi eksploziv në Fushë-Krujë arrestohet pas një viti 24-vjeçari

Report TV 2015-08-31

Views 4

FUSHË-KRUJË- Një vit më parë vendosi një sasi prej katër kilogramë tritol në gomisterinë e tregtarit krutan, Bashkim Shabani, që fatmirësisht nuk shpërtheu sot autori ka rënë në prangat e policisë.

24 vjecari, Sherif Halili ka pranuar përpara uniformave blu autorësinë e ngjarjes dhe ndërsa ka rrëfyer në policinë e Durrësit se lëndën plasëse e ka vëndosur për motive personale. I riu është arrestuar në fshatin Halil, ndërsa ishte i dyshuari kryesor i policisë për këtë ngjarje. Kjo pasi në numrin e telefonit që do bëhej shpërthimi janë zbuluar thirrje nga numri I Sherif Halilit.

Ky i fundit prej kohësh merrej në pyetje nga policia deri sa forcat e rendit u bindën së ai fshihej pas këtij sulmi dhe bënë arrestimin e tij. Sherfi Halili ka vendosur në gomisterinë e Bashkim Shabanit, një minë kundratank me një mbushje prej 4 kilogramë tritol dhe kishtë montuar një mekanizëm për shpërthim me anë të celularit.

A1 Report sjell foto nga mekanizmi i shpëthimit, i cili nëse do ishte finalizuar do kishte patur pasoja fatale për shkak të sasisë së konsiderueshme të tritolit. Në rrugë jo zyrtare mësohet se 24 vjecari ka pohuar në polici se djali i tregatrit i ka ngacmuar të motrën.

Ndërkohë burime jo zyrtarë pranë policisë së Durrësit bëjnë me dije për A1 Report i riu mund të jetë paguar nga persona të tjerë për të vendosur sasinë e tritolit. Policia dyshon se Halili është i përfshirë në disa ngjarje të ngjashme që kanë ndodhur në Kruje dhe fushëkrujë një vit më parë.

Share This Video


Download

  
Report form