FUSHE-KRUJE- Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Automjeti tip "Porche Cayenne", me targa AA 486 AP ka shpërthyer teksa qëndronte i parkuar në një pikë karburanti me qëllim për t'u shitur.
Sipas policisë së Fushë-Krujës, në pjesën e pasme të makinës ishte vendosur një sasi eksplozivi e cila ka shkatërruar plotësisht mjetin.
Nuk dihet ende shkaku i vendosjes së eksplozivit, ndërkohë që po punohet edhe për zbardhjen e ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorëve.