Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është regjistruar në mesnatë në lagjen 'Hasan' të Fushë Krujës.
Lënda plasëse i ishte vendosur një makine të parkuar në oborrin e shtëpisë. Makina është në pronësi të Afrim Çekut, i cili sipas policisë nuk është me precedent dhe raportohet të ketë konflikte.
Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Kjo nuk është hera e parë që në Fushë Krujë regjistrohen shpërthime tritoli, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e ngjarjeve janë zbardhur.