Ora News - Krujë, eksploziv në derë të banesës, familja thotë s’ka konflikte

Ora News Lajme 2019-10-03

Views 6

#rtvora #oranews

Në Krujë u rikthyen sulmet paralajmëruese me eksploziv ndaj banesave. Një sasi tritoli shpërtheu pranë shtëpisë së familjes së Arben Pëllumbit në fshatin Halil duke shkaktuar dëme materiale. Kryefamiljari nga ana tjetër pretendon se nuk ka konflikte.

Sulmet paralajmëruese me tritol u rikthyen në Krujë!

Një sasi lënde plaswse shpërtheu në orët e mbrëmjes pranë banesës së Arben Pëllumbit në fshatin Halil.

Siç tregojnë anëtarët e familjes ishte ora 11:30 e mbrëmjes.

Eksplozivi ishte vendosur në njërën nga kolonat e shtëpisë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar mes anëtarëve të familjes, por dëme materiale siç tregojnë edhe këto pamje.

Shpërthimi ka shkaktuar frike e panik mes anëtarëve të familjes, të cilët thonë se nuk kanë konflikte me askënd.

Familja Pëllumbi ka vetëm disa vite që jeton në fshatin Halil ku kishte zbritur nga Malësia e Krujës.

Policia ka ngritur një grup hetimor i cili pasi ka marrë dëshmitë dhe provat në vendngjarje thotë se po punon për zbardhjen e rastit.

Por historia e tregon se zbardhja e rasteve të ngjashme është e vështirë, pasi shpërthimi i lëndës eksplozive nuk lë gjurmë

Shpërthimet me eksploziv në zonën e Krujës dhe Fushë Krujës mbeten një fenomen shqetësues ndërsa konsiderohen si një paralajmërim direkt për objektivin.



Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fushe-kruje-shperthim-me-lende-plasese-ne-banesen-e-nje-40-vjecari

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form