Një shpërthim tritoli ka tronditur qytetin e Burrelit vetëm pak minuta pas mesnatës në katin e katër të një pallati, ku banon kryetari i Bashkisë Mat, Nezir Rizvani.
Lënda plasëse është vendosur 2 metra larg derës së kreut të bashkisë së Matit dhe 160 centimetra larg banesës së një 55- vejçari me iniciale M.B. Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz në banesë dhe nuk janë shkaktuar dëme në njerëz.
Sasia e tritolit e cila dyshohet të ketë qenë 50- 100 gramë, është vendosur në sheshpushimin e pallatit pesë katësh në lagjen "Drita" të Burrelit. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe arrestimin e autorëve.