A1 Report - Fushe-Kruje, i vihet eksploziv Bashkise, s'ka te lenduar

Report TV 2015-08-21

Views 1

FUSHE-KRUJE- Bashkia e Fushë-Krujës ka qenë objekti i radhës i një sulmi me lëndë plasëse mbrëmjen mbrëmjen e sotme.

Nga Fushë-Kruja mësohet se në drejtim të godinës janë hedhur plot 200 gr eksploziv nga persona të paidentifikuar që nuk dihen nëse udhëtonin në këmbë apo me makinë që kanë hedhur një sasi tritoli brenda murit rrethues të bashkisë.

Shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale kanë qënë të konsiderueshme, teksa janë thyer xhamat e godinës bashkisë, xhamat e një shkollë aty afër, ndërkohë që dëme kanë pësuar edhe banesat e qytetarve aty pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe njesia antieksploziv pranë Policisë së Shtetit.

Blutë e Krujës kanë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve pranë godinës së bashkisë, më qëllim identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.

Shpërthimet me lëndë plasëse në Fushë-Krujë janë bërë shqetësuese për qytetarët, pasi gjatë dy muajve të fundit është sulmuar edhe posta e policisë së qytetit, më 20 janar dhe 3 mars.

Share This Video


Download

  
Report form