A1 Report - Fushe-Kruje, 75-vjeçari vuajti 28 vite burg, nuk i njihen vitet e punes

Report TV 2015-08-22

Views 1

FUSHE-KRUJE- Ndonëse 28 vite të jetës tij i kaloi në burg, ai kurrë nuk u dëmshpërblye për rininë e humbur në galeritë e minierave dhe birucat e regjimit.

Personazhi kësaj historie të trishtë është 75-vjeçari, Ramazan Leka, nga Fushë-Kruja.

Shpërblimi që mori për vitet e burgut, nga të cilat 10 i kishte dhuratë për motive politike, ishte vetmia dhe harresa.

Ai nuk mundi të krijojë familje, ndaj ditët dhe netët i kalon i vetmuar rrugëve të Fushë-Krujës, ndërsa streha ku ai jeton tregon shumë për gjendjen e tij.

Buka e përditshme është një sfidë për 75-vjeçarin, të cilit vitet e punës në burg nuk i njihen, ndërsa shprehet se nëse nuk përfiton pension do të vetëflijohet.

Ramazani ka vite që ka nisur procedurat për të përfituar pension, por deri më tani, çështjen e tij institucionet vendore e kanë lënë në mëshirë të fatit.

Share This Video


Download

  
Report form