A1 Report - Kisha, Shkreli:Greqia po tenton fshirjen e historisë shqiptare

Report TV 2015-08-31

Views 0

TIRANË - Këshilltari i kryeministrit, arkitekti Artan Shkreli në një prononcim për A1 Report ka akuzuar direkt segmente të Athinës zyrtare dhe klerit grek për ndërhyrjen arkitekturore të kishës Shën Thanasi në Dhërmi. Me ndërtimin mbi varrin e misionarit katolik Nilo Katalano Greqia synon të fshijë historinë dhe të vërtetën, deklaron Shkreli.

?Është shumë i çuditshëm reagimi i Athinës Zyrtare, që të lë me gojë hapur. Kjo ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi.
Ata kërkojnë të zhdukin me çdo kusht trashgimin e një vendi, e një kulture. Ajo ka qenë kisha e Shën Thanasit.
Shqiptarët duan ta ndërojnë atë varr që ai të jetë një altar i kulturës dhe vlerave shqipe?, - tha Shkreli.

Shkreli tha se kisha ka qenë monument kulture gjatë gjithë kohës. Ai tha se kisha gjithmonë ka qenë gjithmonë monument kulture dhe mbi muret ekzistuese të saj është hedhur një soletë betoni, duke ndërtuar kishë mbi kishë.

?Ky vend nuk mund të ndërtohet pa leje dhe nuk mund të degradohet. Kisha ka qenë monument Kulture gjatë gjithë kohës.
Kisha gjithmonë ka qenë modeste. Mbi muret ekzistuese është hedhur një soletë betoni, e theksoj mbi muret ekzistuese. Pra kemi një kishë mbi kishë. Nuk ka asnjë vendim ministrorë që e ka hequr këtë kishë nga monumentet e kulturës. Kjo ka hyrë në vlerat historike dhe kurrsesi nuk mund të hiqen këto objekte?, - tha Shkreli.

Share This Video


Download

  
Report form