A1 Report - Permet, Nishani: "Politikane, rrini larg historise dhe studimit te saj"

Report TV 2015-08-22

Views 0

PERMET - "Unë jam dakord me një shqetësim që vazhdimisht e kanë shprehur historianët tanë, që ne politikanët duhet të qëndrojmë sa më larg historisë dhe studimit të saj"

Deklarata është bërë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij në Frashër të Përmetit në kuadër të përkujtimit të 100 vjetorit të djegies së kësaj zone nga ushtria greke gjatë Luftës së Parë Botërore.

"Të cilët mund t'i bëjnë vetëm profesionistët dhe duhet t'i bëjnë profesionistët. Sot unë nuk po them ndonjë gjë të re për shumë nga profesorët që janë këtu të pranishëm, por studiues, historian nga më seriozët europianë kanë deklaruar qartazi që, në rajonin e Ballkanit, shqiptarët janë i vetmi komb të cilët kanë provat më të forta të ekzistencës së tyre në rajon." tha Bujar Nishani

Komuna Frashër i akordoi kreut të shtetit titullin 'Qytetar Nderi', ndërsa ky i fundit vlerësoi kontributin e banorëve të kësaj zone në historinë e kombit shqiptar.

Share This Video


Download

  
Report form