A1 Report - Shokohet Elbasani, infermieri tenton të përdhunojë pacienten

Report TV 2015-08-22

Views 4

ELBASAN - Një infermier i ri në moshë ra në prangat e policisë pasi tentoi të kryejë marrëdhënieseksuale me dhunë me pacienten 16-vjeçare që kishte nën kujdes në spital.

Everest Duka nga Belshi infermier prej një viti në pavionin e nefrologjisë në spitalin ?Xhaferr Kongoli? në Elbasan. Në këtë pavion ishte shtruar vajza 16-vjeçare me inicialet S.B të cilën infermieri 26-vjeçar a tentuar ta përdhunojë. Ishte vetë e mitura e cila në prani të psikologes dhe të familjarëve të saj bëri kallëzimin në polici për infermier.

A1 Report mëson se 16-vjeçarja nga komuniteti egjiptian njihej me infermierin një vit më parë. Ajo është e fejuar dhe i dashuri i saj ndodhet në Gjermani.
Pas kësaj ngjarje, infermieri është pezulluar nga puna.

Pas arrestimit të 26-vjeçarit, policia i kaloi materialet procedurale Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale ?Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç mbetur në tentativë?.

Share This Video


Download

  
Report form