A1 Report - Durres, i dehuri tenton te vetehidhet, policia e shpeton

Report TV 2015-08-21

Views 1

DURRËS - Një person ka tentuar të vetëhidhet nga kati i 4-ët i pallatit ku ai banonte në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 5, përballë shkollës 9 vjeçare "Kushtrimi i Lirisë".
Sipas policisë së Durrësit, 60-vjeçari Sheme Doraj, punonjës në sistemin e hidrokarbureve në Porto Romano ka kërcënuar në gjendje të dehur se do të vetëhidhet nga kati i 4-ët i pallatit.
Policia dhe forcat e zjarrëfikëses janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur që brenda disa minutash të neutralizojnë 60 vjeçarin, i cili mësohet se kishte tentuar të vetëvritet pas disa problemeve familjare.
60 vjeçari është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje.

Share This Video


Download

  
Report form