A1 Report - Vëzhgimi në biznese, kuponi të jepet vetëm po e kërkove

Report TV 2015-08-31

Views 2

TIRANË - Shitësit ende nuk janë të gatshëm të japin kuponin tatimor. Nga një vëzhgim i A1 Report, shitësit e japin kuponin pasi ua kërkon, ndërsa në disa raste nuk e kanë në punë kasën fiskale.

Biseda në një furrë buke
A1 Report: Më jepni një bukë të lutem
A1 Report: Sa kushton
Shitsja: 500 lekë
A1 Report : Kupon nuk jepni
Shitsja: Si?
A1 Report: Kupon Tatimor
Shitsja: Ju duhet?
A1 Report: Po më duhet.
Shitsja: është 400 lekë këtu, por buka kushton 500 lekë

Kjo është një shkelje që i bëhet ligjit tatimor, duke e deklaruar çmimin e bukës 40 lekë të reja dhe duke e shitur 50 lekë, 10 lekë për të cilat qytetarët paguajnë, por dyqanet nuk e deklarojnë.

Shitësit në disa raste shprehin habi kur u kërkojmë kuponin tatimor dhe shkojnë me shpejtësi e ndezin kasën fiskale për ta dhënë.

A1 Report: Më jep një ujë
A1 Report: Kupon tatimor nuk jepni?
Shitësi: Të duhet? 1 sekondë sa ta ndez kasën

Nga investigimi i A1 Report, në të gjitha rastet shitësit e japin kuponin tatimor kur ja kërkon blerësi. Nga 10 vëzhgime vetëm një biznes e dha kuponin tatimor pa patur nevoja për ta kërkuar.

Pak ditë më parë, Kryeministri Edi Rama u shpreh se në datën 1 Shtator do të nisë kontrolli i të gjitha bizneseve. Bizneset do kontrollohen nëse e kanë të instaluar kasën fiskale si dhe e përdorin apo jo atë. Siç tha Kryeministri qytetarët të refuzojnë të paguajnë çmimin për rastet që shitësit nuk u japin kuponin tatimor.

Share This Video


Download

  
Report form