A1 Report - Arrestimi i imameve, familjaret e te riut ne Siri: Te jepet denimi maksimal

Report TV 2015-08-21

Views 6

POGRADEC- Menjëherë pas arrestimit të imamëve të dy xhamive në Tiranë kanë reaguar familjarët e 26-vjeçarit Ervis Alinji nga fshati Leshnicë II rrethit Pogradec. 26-vjeçari është njëri prej shumë shqiptarëve që ka rënë pre e mashtrimeve në emër të fesë dhe ka shkuar në Siri duke luftuar përkrah rebelëve për të rrëzuar regjimin e Bashar Al-Assad.

Kamera e "A1 Report" ka shkuar në banesën e 26-vjeçarit ku dhimbja dhe malli i familjarëve për Ervisin të le pa fjalë. Është pikërisht i ati i 26-vjeçarit, Hamdi Alinji i cili me lot në sy kërkon që shteti shqiptar ta ndihmojë në gjetjen e të riut dhe kthimin e tij në shtëpi.

Ai tregon mes dhimbjes se djali i tij u ka mbajtur sekret vendndodhjen familjarëve duke u thënë se ndodhej Gjermani dhe pas insistimit të vetë babait për t'i treguar se ku ndodhej në të vërtetë 26-vjeçari ka shkëputur menjëherë komunikimin me familjarët e tij.

Ndërsa kërkon me lutje gjetjen e djalit të tij, qoftë edhe të vdekur, Hamdi Alinji kërkon dënimin maksimal për imamët e arrestuar, duke shtuar se fshihen edhe shumë persona të tjerë pas tyre.

Sipas të dhënave vetëm nga fshati Leshnicë, në rrethin e Pogradecit kanë shkuar të organizuar në Siri tre të rinj ku njëri prej tyre mbeti i vrarë një muaj më parë gjatë luftimeve përkrahë rebelëve, ndërsa mësohet se ata nuk janë të vetmit shqiptarë që po luftojnë në Siri.

Ndërkohë policia e Korçës gjatë një operacioni në xhaminë e fshatit Leshnicë ka sekuestruar disa libra, ku sipas burimeve nuk i përkisnin fesë, por kishin lidhje me xhihadin, ndërsa nuk jepen detaje më tej për shkak të hetimeve.

Share This Video


Download

  
Report form