Ish-ministri i Financave Arben Malaj e cilëson taksën e sheshtë të dështuar. Në një intervistë për A1 Report, Malaj thotë se kjo taksë në kohën kur është aplikuar vetëm e ka dëmtuar buxhetin e shtetit e për këtë nuk i nevojitet më Shqipërisë .
Malaj ka komentuar dhe nismën më të fundit të qeverisë atë për të penalizuar çdo biznes që nuk ka kasë fiskale dhe që nuk lëshon kupon tatimor . Sipas Malajt Shqipërisë i nevojitet një strategji për formalizmin dhe lehtësimin e ekonomisë ndërsa sugjeron një testim të masave për të rritur vullnetshmërinë e biznesit për të paguar taksat .
Malaj ndalet edhe te rënia e të ardhurave në buxhet. Ai thotë se kur rritja ekonomike behet e vështirë e në këtë mënyrë rritet evazioni fiskal dhe krimi ekonomik .
?Besoj se ka një sërë faktorësh, kryesisht kur taksat në shumë zëra tatimor janë nën parashikimin, si të thuash vëmendja duhet të shkojë të rritja ekonomike. Pasi është e qartë se nëse rritja ekonomike vështirësohet dhe Banka e Shqipërisë e konfirmon këtë është e vështirë për t?i mbledhur taksat, mund të ketë faktorë të çmimeve ndërkombëtare dhe faktorë të tjere, por po të shikojmë dhe zërat e mosrelizimit të të ardhurave , sidomos ato që kanë të bëjnë me akcizën një pjesë e mos realizimeve kërkon që të ketë një performancë shumë më të mirë, në mallrat e akcizës ku normat e fitimit nxisin jo vetëm evazionin fiskal por dhe krimin ekonomik.? tha Malaj
Shkak për uljen e të ardhurave në buxhet u bë mosmbledhja e të ardhurave nga administrate tatimore dhe doganore. Taksa kryesore, e cila tregon konsumin, tatimi mbi vlerën e shtuar ka rënë me 36 milion dollarë gjatë periudhës janar ? prill të këtij viti.