Report TV - Meta:Klima politike po dëmton ekonominë, po na ikin turistët

Report TV 2017-07-06

Views 0

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajza dhe gra banore të Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë.

Në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI Ilir Meta, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku theksoi se situata aktuale politike po krijon shqetësime edhe për ekonominë.

Duke marrë shembull sektorin e turizmit, Meta tha se shumë të huaj kanë anuluar vizitat në Shqipëri pikërisht për shkak të klimës politike, që dëmton perspektivën e këtij sektori që ka me mijëra njerëz të punësuar.

Share This Video


Download

  
Report form