TIRANË - Buxheti i vitit 2014 nuk do të mbytë ekonominë shqiptare, por në të kundërt, do të stimulojë rritjen e qëndrueshme të saj.
Në një intervistë ekskluzive për emisionin "Tete a tete" në 'A1 Report" me gazetarin Ervin Koçi, ministri i Financave, Shkëlqim Cani shpjegoi se si do të funksionojë paketa e re fiskale për vitin e ardhshëm, si dhe se sa do të lehtësohet biznesi nga taksat.
Sipas Canit, tymnaja që opozita po bën për rritjen e taksave, në të vërtetë është krejt e kundërta, pasi shqiptarët do të lehtësohet në çmimet e mallrave të konsumit.
Ministri i Financave qartësoi edhe ndihmën që nga viti 2014 qeverisë shqiptare do t'i jepet nga Fondi Monetar dhe Banka Botërore.
Javën që vjen në komisionet kuvendore do të dëgjohen edhe mendimet e grupeve të interesit, ku komuniteti i biznesit do të paraqesë amendimet në lidhje me paketën fiskale dhe buxhetin.