A1 Report - Buxheti faktit, Cani: Bode shkeli 2 herë ligjin, Albpetrol dëmi 85 mln euro

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Debate në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për pr/ligjin për "Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit të vitit 2012" dhe Raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit "Për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2012.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se viti 2012 do të mbahet mend për thyerjen e rregullit fiskal. Sipas tij buxheti faktik nuk është tjetër vetëm se një kapak i punës së dobët të Financave dhe i një periudhe të errët.

Sipas Canit eshtë naive të thuash që qeveria aktuale rriti borxhin publik, ndërkohë që akuzoi qeverinë e mëparshme të ish kryeministrit Berisha për fshehje të borxhit, madje sipas tij edhe FMN është çuditur me këtë borxh.

Ai akuzoi Ridvan Bode, ish-kreun e Financave se ka shkelur ligjin si në tejkalimin e buxhetit, ashtu edhe në kryerjen e shpenzimeve jashtë planifikimit. Ndërsa kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit tha se Albpetrol solli një dëm ekonomik të madh.

Share This Video


Download

  
Report form